Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje - Gazeta Express
string(83) "policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-nje-te-dyshuari-per-vjedhje"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:59

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:59

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje të ndodhur në prill të këtij viti.

Sipas njoftimit, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, policia ka publikuar fotografinë e personit që dyshohet se më 24 prill 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ka kryer veprën penale të vjedhjes.

Pavarësisht hetimeve, i dyshuari ende nuk është identifikuar. Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë:

-stacionin më të afërt të policisë,

-përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”,

-ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë

Advertisement
Advertisement
Advertisement