Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit të humbur nga Gjilani, publikon foton e tij - Gazeta Express
string(104) "policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-17-vjecarit-te-humbur-nga-gjilani-publikon-foton-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 19:07

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit të humbur nga Gjilani, publikon foton e tij

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 19:07

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 02.01 e këtij viti,

Komunikata:

Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri

KATEGORIA

 Person i humbur

PËRSHKRIMI:

Datëlindja: 15.07.2008

Adresa e banimit: Rr ’’Lufta e Gjilanit’’

Qyteti: Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 02.01.2026 është shpallur person i humbur dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri me tani.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement