Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për falsifikim të dokumenteve - Gazeta Express
string(88) "policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-nje-personi-te-dyshuar-per-falsifikim-te-dokumenteve"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 11:00

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 11:00

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë bashkëpunimi me qytetarët për identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e një personi që kërkohet për veprën ‘‘Falsifikim i dokumenteve’’, shkruan Gazeta Express.

Nga PK-ja është kjo kërkesë është bërë me autorizime nga prokuroria kompetente.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

-Person në kërkim

Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement