Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari për “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” (Foto) - Gazeta Express
string(100) "policia-kerkon-ndihme-per-arrestimin-e-nje-te-dyshuari-per-vrasje-e-rende-e-mbetur-ne-tentative-foto"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 14:11

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari për “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” (Foto)

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 14:11

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për Betim Ahmetaj, një 25-vjeçar nga Deçani.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.