Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi - Gazeta Express
string(54) "policia-kerkon-ndihme-per-arrestimin-e-ketij-personi-4"

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Gazeta Express

29/05/2020 14:29

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin nga Peja, Valdet Kasapi, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me qëllim të arrestimit të tij.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë. /Express