Policia kërkon evitimin e Jarinjës- Protestues serbë bllokojnë rrugën në Kralevë, nuk lejojnë qarkullimin e veturave - Gazeta Express
string(114) "policia-kerkon-evitimin-e-jarinjes-protestues-serbe-bllokojne-rrugen-ne-kraleve-nuk-lejojne-qarkullimin-e-veturave"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 22:41

Policia kërkon evitimin e Jarinjës- Protestues serbë bllokojnë rrugën në Kralevë, nuk lejojnë qarkullimin e veturave

Lajme

Gazeta Express

28/01/2025 22:41

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në Kralevë është bllokuar nga protestues të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.

Tutje, kanë kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare deri në një vendim tjetër.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.

Advertisement
Advertisement
Advertisement