Policia kap 47 emigrantë në një furgon, në Strumicë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 20:18

Policia kap 47 emigrantë në një furgon, në Strumicë

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 20:18

Dyzetë e shtatë emigrantë u zbuluan në një kamion të parkuar afër Strumicës, ndërsa shoferi i automjetit u arratis, përcjell Gazeta Express nga Zhurnal.

Dje rreth orës 19:00, duke dalë nga fshati Bansko drejt Svidovicës, policia gjeti një furgon të parkuar me targa të Shkupit të markës “Fiat Duko”, në të cilin u zbuluan 47 migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku, ndërsa shoferi është arratisur.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa emigrantët janë transferuar në stacionin policor në Gjevgjeli.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Strumicë./Gazeta Express/B.Leka/.