Policia ka arresuar tetë persona sepse nuk respektuan kufizimin e lirisë së lëvizjes - Gazeta Express
string(84) "policia-ka-arresuar-tete-persona-sepse-nuk-respektuan-kufizimin-e-lirise-se-levizjes"

Policia ka arresuar tetë persona sepse nuk respektuan kufizimin e lirisë së lëvizjes

Gazeta Express

26/03/2020 22:47

Nuk respektoj vendimin e qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes, arrestohen disa persona.

Jo të gjithë e respektuan vendimin e qeverisë, për kufizim të liris së lëvizjes.

Lexo Edhe:

Kjo është edhe arsyeja që 8 persona u ndaluan një ditë më parë në gjithë Kosovën, nga policia.

Një rast i tillë sipas raportit të policisë ndodhi në fashtin Llaushë e Poshtme të Podujevës.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, një i dyshuar është parë duke mos respektuar masat e ndërrmara, ai ishte duke punu në lokalin e tij,duke u shërbyer klientëve pije-kafe.

Raste të ngjashme ndodhën edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës.

E ky vendim i Qeverisë duket se nuk po respektohet edhe nga mjekët.

Të mërkurën, në ora 16:58 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

Ndërkaq në Mitrovicë, rreth orës 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet jashtë orarit të kufizuar.

Por, të njëjtit mund ta pësojnë edhe më keq.

Sipas  njohësve të drejtësisë, ata persona që arrestohen për këtë gjë, mund të përballen me burgim deri në 2 vjet.

Në raportin policor është bërë e ditur se  janë arrestuar 25 persona nga Policia e Kosovës në gjithë Kosovën.

13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Arrestimet kanë të bëjnë me raste të ndara dhe vepra të ndryshme