Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 18:18

Pasditen e sotme, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, një zjarr ka shpërthyer në serrat e Hortikulturës, në afërsi të një trafo të energjisë elektrike

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:20 është raportuar se ne rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një serrë”. Njësia policore menjëherë ka shkuar ne lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë ne atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse 2 vetura kane qene ne afërsi mirëpo zjarrfikëset kane arritur shume shpejt dhe kane reaguar”, ka thënë Hoxha.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur.

Te fundit


Kthehu lart