Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman: Punonte në një kompani kosovare - Gazeta Express

Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman: Punonte në një kompani kosovare

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 14:12

Një shtetas i huaj, gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para rreth ngjarjes dhe rastit në fjalë, janë se viktima është hedhur nga dritarja e hotelit ku po qëndronte, por kjo do të vërtetohet në konstatimin final, pas provave në vendin e ngjarjes.

Zahiti thotë se viktima ka qenë duke punuar në një kompani kosovare në Mitrovicë.

“Po, ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është  dërguar në IML për obduksion, dyshimet e para janë se ai është hedhur nga dritarja e një hoteli ku ishte duke qëndruar. Ka qenë duke punuar në një kompani kosovare”, tha Zahiti.