Policia jep detaje për humbjen e jetës së dy minatorëve - Gazeta Express
string(55) "policia-jep-detaje-per-humbjen-e-jetes-se-dy-minatoreve"

Gazeta Express

03/06/2020 10:09

Policia jep detaje për humbjen e jetës së dy minatorëve

Gazeta Express

03/06/2020 10:09

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me dy minatorët që humbën jetën dje në Minierën e Artanës si pasojë e shembjes së dheut.

Policia ka njoftuar se rreth orës 00:30 trupat e pajetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga rrënojat e minierës, raporton Gazeta Express.

“Raportohet se në vendin e punës kanë humbur jetën dy minatorë meshkuj kosovarë, si pasojë e shembjes së dheut. Njësitet përkatëse janë duke punuar në drejtim të nxjerrjes së trupave të pajetë. Rreth orës 00:30 trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e minierës me ndihmën e FSK-së, Policisë dhe Minatorëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.

Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

“Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore. /Express/