Policia: Infermieri u ther me thikë në QKUK - Gazeta Express
string(42) "policia-infermieri-u-ther-me-thike-ne-qkuk"

Policia: Infermieri u ther me thikë në QKUK

Gazeta Express

26/09/2020 16:07

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Lexo Edhe:

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në reagim./GazetaExpress/