Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar policia.
Policia konfirmon se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është arritur identifikimi i personit të dyshuar.
“I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”.