Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Arbër Havollit, të dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut më 6 shtator në Llapashticë të Podujevës.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ofrojnë cfarëdo informacionesh që kanë për vendndodhjen e të dyshuarit.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë. Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]., Android #app: Lajmero Policine Tel: 192”