Policia i shkon herët në mëngjes në shtëpi dhe e arreston 35-vjeçarin e kërkuar në Kaçanik - Gazeta Express
string(90) "policia-i-shkon-heret-ne-mengjes-ne-shtepi-dhe-e-arreston-35-vjecarin-e-kerkuar-ne-kacanik"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 10:47

Policia i shkon herët në mëngjes në shtëpi dhe e arreston 35-vjeçarin e kërkuar në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 10:47

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim në Kaçanik. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar me inicialet S.M, raporton Express.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo Edhe:

I arrestuari është dërguar më pas në vuajtje të dënimit.

““Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:00 në Kaçanik, kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin me inicialet S.M (M/K), i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, me dënim burgimi prej një (1) viti, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./Express