Fatjon Murati është arrestuar mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me makinë së bashku me Endrit Doklen. Edhe ky i fundit është shoqëruar në polici.
Murati ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Makina në të cilët u kap bashkë me Doklen raportohet se është e blinduar.
Endrit Dokle përveçse është pyetur për zhdukjen e Ervis Martinajt, ai është një nga emrat që dolën në hetimet për vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Jo më pak i dyshuar është edhe “shoku” i tij Fatjon Murati. Murati është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje në lidhje me masakrën e trefishtë.
/Gazeta Express