Policia Shqiptare i ka arrestuar tre persona nën dyshimin se shitën në “tregun e zi”, përkatësisht në Instagram, bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të fryera.
Ndërsa, dy persona tjerë janë çuar në procedurë penale.
“Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social ‘Instagram’, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit ‘Shqipëri–Serbi’, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin ‘Attention'”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Manipulimi i tregut’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave”.
Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
aaaaa