Policia godet rrjetin e prostitucionit në Tiranë, 8 të arrestuar, 3 në kërkim - Gazeta Express
string(75) "policia-godet-rrjetin-e-prostitucionit-ne-tirane-8-te-arrestuar-3-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 18:23

Policia godet rrjetin e prostitucionit në Tiranë, 8 të arrestuar, 3 në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 18:23

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni të drejtuar nga Kolumbia, duke arrestuar tetë persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një police, Anisa Brahaj, e cila dyshohet se ka ndihmuar në organizimin e aktivitetit.

Në total, janë proceduar 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine për prostitucion. Arrestimet përfshijnë individë të përfshirë në trafikimin e personave dhe shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe menaxhimin e lokaleve ku ushtrohej ky aktivitet.

Shtetasja G.R., nga Kolumbia, është shpallur në kërkim dhe dyshohet se udhëhoqi rrjetin nga Kolumbia, duke bashkëpunuar me Esmerald Sulollari për sigurimin e kushteve në Shqipëri. Prostitutat e përfshira në këtë aktivitet ishin të akomoduar në apartamente në Tiranë, dhe çmimet për shërbimet e prostitucionit varionin nga 200 deri në 250 euro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement