Policia godet kultivimin e drogës, shkatërrohen parcela me kanabis në tre bashki të qarkut Shkodër - Gazeta Express
string(97) "policia-godet-kultivimin-e-droges-shkaterrohen-parcela-me-kanabis-ne-tre-bashki-te-qarkut-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 12:41

Policia godet kultivimin e drogës, shkatërrohen parcela me kanabis në tre bashki të qarkut Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 12:41

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Tiranë, vijon me intensitet të lartë operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut.

Në kuadër të këtij operacioni, janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 16 755 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 320 kilogramë degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.

Rezultatet sipas njësive:
Komisariati i Policisë Shkodër: Në zonat malore të njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh, u gjetën dhe u asgjësuan 15 852 bimë kanabisi, ndërsa u sekuestruan 320 kg degë të thata me boçe.