Policia gjobit dy persona me nga 500 euro në Junik, nuk respektuan masën e vetizolimit - Gazeta Express
string(85) "policia-gjobit-dy-persona-me-nga-500-euro-ne-junik-nuk-respektuan-masen-e-vetizolimit"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 19:16

Policia gjobit dy persona me nga 500 euro në Junik, nuk respektuan masën e vetizolimit

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 19:16

Dy persona në zonën e Junikut janë gjobitur me nga 500 euro për shkak të mosrespektimit të masës së vetizolimit, raporton Gazeta Express.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar zbatimi dhe implementimi i masave kundër Covid-19. Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”

Lexo Edhe:

“Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim.

Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese”. thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik