Policia gjermane shkatërron grupin ndërkombëtar të kokainës, kryen konfiskime milionëshe - Gazeta Express
string(87) "policia-gjermane-shkaterron-grupin-nderkombetar-te-kokaines-kryen-konfiskime-milioneshe"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:29

Policia gjermane shkatërron grupin ndërkombëtar të kokainës, kryen konfiskime milionëshe

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:29

Policia gjermane tha të martën se 14 persona të dyshuar për trafikim të disa tonëve kokainë nga Amerika Jugore drejt Gjermanisë janë arrestuar dhe rruga e vjetër me dekada e tyre për trafikim është shpërbërë si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Njëzet e tetë persona dyshohen për lidhje me nëntë dërgesa me rreth gati pesë tonë kokainë, thanë Zyra Federale e Policisë Kriminale e Gjermanisë dhe zyra e prokurorit publik të Berlinit përmes një deklarate të përbashkët.

Lexo Edhe:

“Me fletarrestimet dhe kërkimet e sotme, ne e kemi thyer zinxhirin furnizues”, tha kryeprokurori Georg Bauer.

Më shumë se 40 vende u bastisën në Gjermani dhe jashtë vendit si pjesë e operacionit dhe policia konfiskoi prona në vlerën e mbi 14 milionë eurove nga tetë persona, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Policia gjermane tha se përpos forcave për sundimin e ligjit në Berlin e Dortmund, në këtë operacion ishin të përfshirë edhe hetues nga Spanja e Letonia.

Në shkurt të këtij viti, autoritetet doganore të Gjermanisë e Belgjikës gjetën dhe konfiskuan një sasi rekorde prej më shumë se 23 tonëve kokainë në dy bastisje.

Sasia e kokainës së konfiskuar në Bashkimin Evropian kishte shënuar rekord në vitin 2019 me 213 tonë, sipas të dhënave të agjencive të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.