Policia gjermane deklarohet për sherrin mes familjes kosovare që la një grua të vdekur dhe dy të plagosur - Gazeta Express
string(105) "policia-gjermane-deklarohet-per-sherrin-mes-familjes-kosovare-qe-la-nje-grua-te-vdekur-dhe-dy-te-plagosur"

Policia gjermane deklarohet për sherrin mes familjes kosovare që la një grua të vdekur dhe dy të plagosur

Lajme

Merita Miftari

14/12/2020 16:40

F.S., (emër i njohur për redaksinë), me prejardhje nga Ferizaj, por me vendbanim në Gjermani, ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur vëllain 38-vjeçar, të shtunën në Lohne të Bielefeldit, në Gjermani. Për krimin që tronditi diasporën dhe Kosovën, është deklaruar për Gazetën Express policia e Bielefeldit.

Trupi i pajetë i 33-vjeçares pritet të vijë gjatë kësaj jave në Kosovë merr vesh Gazeta Express, ndërsa vëllai i dorasit po qëndron në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën, autori i vrasjes gjithashtu ka pësuar plagë të rënda trupore dhe menjëherë pas krimit është prangosur.

Lexo Edhe:

Për krimin që tronditi diasporën dhe Kosovën, është deklaruar për Gazetën Express policia e Bielefeldit. Në përgjigjen e tyre thuhet se historiku i ngjarjes që la të vdekur 33-vjeçaren mbetet akoma i paqartë, teksa hetimet po vijojnë.

“Historiku i aktit është aktualisht i paqartë, hetimi i komisionit të vrasjes “Theo” nën drejtimin e shefit detektiv Kollien është ende në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e tyre, dhënë Gazetës Express.

Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi të shtunën mbrëma kur ferizajasi 48-vjeçar, vizitoi banesën e ish-familjes së tij në Lohne dhe gjuajti me armë zjarri në drejtim të familjarëve të tij.

“Ai qëlloi për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare dhe plagosi rëndë vëllain e tij 38-vjeçar, gjithashtu plagë të rënda trupore pësoi edhe dorasi”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë gjermane.

Tutje, sipas raportimeve të mediave gjermane banesa ishte e ish-gruas së dorasit, ndërsa aty për vizitë kishte shkruar vëllai dhe kunata e tij, tashmë e ndjerë.

Raportohet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por ishte penguar nga vëllai, për pasojë dorasi mori armën dhe shkrepi në drejtim të familjaravë të tij. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Gruaja e vrarë 33-vjeçare

Rrëfimi i fqinjëve që panë ngjarjen me sy

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të shikuar se se çfarë po ndodhte dhe pse pati të shtëna armësh, ai pa se aty kishte fëmijë që bërtisnin.

Menjëherë ai thirri policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera të shpëtimit.

“Dëgjova dy të shtëna dhe gati sa nuk rashë nga karrigia ime. Fëmijët bërtisnin me të madhe. Në atë moment unë thjesht reagova dhe thirra punëtorët e shpëtimit. Kur zbrita në korridor, fëmijët erdhën duke bërtitur drejt meje. Njeriu me rrënjë shqiptare u çmend plotësisht. Fëmijët duhet ta kenë mundur atë dhe e kanë hedhur armën në një livadh para shtëpisë”, ka thënë ai.

“Unë isha i frikësuar dhe dridhesha gjithandej”, tha fqinji.

“Ju thjesht doni të ndihmoni. Unë do të isha i lumtur nëse njerëzit e tjerë do të bënin të njëjtën gjë. Policia kriminale nga Herford dhe forenzika nga Bielefeld ekzaminuan skenën e krimit atë mbrëmje”.

Disa mjekë të urgjencës dhe punëtorë të shpëtimit u kujdesën për të plagosurit. Gruaja me sa duket vdiq gjatë rrugës për në spital.

Familja e viktimës nuk janë deklaruar akoma për ngjarjen./Gazeta Express/