Gjermania ka arrestuar tre burra të dyshuar se ishin anëtarë të Hamasit dhe planifikonin një sulm terrorist ndaj një lokacioni hebre dhe izraelit në Gjermani, tha prokurori federal i vendit në një deklaratë.
Burrat – dy shtetas gjermanë dhe i treti i përshkruar vetëm si i lindur në Liban – dyshohet se ishin të përfshirë “në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve” për të kryer “sulme ndaj institucioneve izraelite dhe hebraike në Gjermani”.
Një pushkë sulmi AK-47 dhe disa armë zjarri u gjetën me ta, tha prokurori, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.