Policia gjen të fshehura nën ulëse të veturës mbi 19 mijë euro - Gazeta Express
string(62) "policia-gjen-te-fshehura-nen-ulese-te-vetures-mbi-19-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:27

Policia gjen të fshehura nën ulëse të veturës mbi 19 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mosdeklarimit të parave në pikën kufitare në Jarinjë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 13:00.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (një milion e dyqind mijë) dinarë RSD.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit”, thuhet në njoftim.