Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshua - Gazeta Express
string(69) "policia-gjen-arme-zjarri-ne-nje-veture-ne-shtime-ndalon-nje-te-dyshua"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:46

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshua

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:46

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri.

I dyshuari është M.A 45 vjeç dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me këtë rast në rrugën “Ahmet Shtimja”, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë të hënën, më 21 korrik.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit [pushkë gjysmautomatike] është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.