Policia fillon hetime për rrjetin social "Telegram", ku përhapeshin foto eksplicite të të miturve - Gazeta Express
string(94) "policia-fillon-hetime-per-rrjetin-social-telegram-ku-perhapeshin-foto-eksplicite-te-te-miturve"

Policia fillon hetime për rrjetin social “Telegram”, ku përhapeshin foto eksplicite të të miturve

Gazeta Express

26/01/2020 12:33

Byroja për Siguri Publike (BSP) kanë filluar hetimin për motivin dhe formimin e grupit të “Dhomës Publike” në rrjetin social “Telegram” në të cilën nxënësit e shkollave të mesme shpërndajnë dhe komentojnë fotografi eksplicite, njoftoi nëpërmes profilit të saj në Facebook, zv. ministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska.

Për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes,  “A1on” ka kontaktuar me një profesoreshë nga një shkollë e mesme e cila theksoi se bëhet fjalë për fotografi të vajzave të mitura prej 12 dhe 13 vjeç. Një pjesë e fotografive sipas profesoreshës, janë marrë nga profilet e tyre, por disa janë marrë nga komunikimi privat me shokët ose partnerët e tyre. Profesoresha shton se një pjesë e profileve janë të rrejshme dhe nuk dihet mosha e anëtarëve të grupit.

Lexo Edhe:

Ndryshe, për hapjen e këtij grupi në “Telegram” dit më parë raportoi, “Radio MOF”, e cila sipas raportimeve me sukses ishte bërë pjesë e këtij grupi./GazetaExpress/