Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, kaq kushtojnë - Gazeta Express
string(59) "policia-e-shqiperise-i-nxjerr-qente-ne-shitje-kaq-kushtojne"

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, kaq kushtojnë

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 17:28

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Lexo Edhe:

Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /abcnews.al