Policia e Sarandës ka gjetur një skaf që dyshohet se është vjedhur nga brigjet e Greqisë. Skafi u gjend në fshatin Gjashtë, ku ishte nxjerrë nga deti dhe transportuar me kamion.
Policia ka arrestuar E.D., drejtuesin e vinçit që përdorej për nxjerrjen e skafit.
Hetimet për të zbuluar të gjithë autorët e vjedhjes vazhdojnë.