Policia e rajonit të Prishtinës sekuestron 5 armë për një javë - Gazeta Express
string(62) "policia-e-rajonit-te-prishtines-sekuestron-5-arme-per-nje-jave"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:36

Policia e rajonit të Prishtinës sekuestron 5 armë për një javë

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:36

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka sekuestruar 5 armë zjarri.

Po ashtu janë realizuar 113 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 51 urdhëresa për vepra penale.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  113 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 51 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

 Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjithashtu janë shqiptuar 4745 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 601 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.