Sot përmes një aksioni policor janë konfiskuar mbi dy ton lule kanabisi të thata në një objekt të subjektit juridik në Zelenikovë.
“Nga objekti i subjektit juridik për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, i vendosur në komunën e Zelenikovës, janë marrë 2014 kilogram lule të thata nga bima e kanabisit”, raportoi Policia.
Kanabisi i marrë është vendosur në depon e Agjencisë për Menaxhim të Pronës së Sekuestruar.
“Kanabisi i është konfiskuar udhëheqësit 43 vjeçar Sh.F. që vjen nga Republika e Turqisë, për shkak parregullsive të konstatuara, në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, sqaroi Policia.Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik dhe udhëheqësit në bazë të nenit 95-v.