Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj - Gazeta Express
string(60) "policia-e-kosoves-sot-shenon-26-vjetorin-e-themelimit-te-saj"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 8:13

Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 8:13

Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Për këtë 26-vjetor do të mbahet ceremonia qendrore nga ora 19:00.

Me 6 shtator të vitit 1999, për herë të parë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës u panë uniformat e kaltra të Policisë së Kosovës që atë kohë emëroheshin si Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).

Policia e Kosovës u themelua zyrtarisht më 6 shtator 1999, si një nga institucionet kyçe për sigurinë e vendit pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në vitin 2008 të pavarësisë, Policia e Kosovës tashmë kishte kaluar pothuajse në të gjitha njësitet e saj tranzicionin dhe kishte marrë kompetencat nga policia e UNMIK-ut, duke u përgatitur të marrë përgjegjësitë për sigurinë e shtetit të Kosovës./Express/