Policia e Kosovës shkatërron armët ilegale, mbi 36 mijë të konfiskuara që nga viti 1999 - Gazeta Express
string(86) "policia-e-kosoves-shkaterron-armet-ilegale-mbi-36-mije-te-konfiskuara-qe-nga-viti-1999"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 10:26

Policia e Kosovës shkatërron armët ilegale, mbi 36 mijë të konfiskuara që nga viti 1999

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 10:26

Policia e Kosovës ka organizuar  ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj.

Në këtë ngjarje prezent ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se që nga viti 1999 e deri më sot janë konfiskuar mbi 36 mijë armë, ndërkaq ai bëri të ditur se nga viti 2005 janë shkatërruar 15 mijë e 904 armë të shkurtra dhe të gjata, si dhe mijëra municione.

“Është një proces i vazhdueshëm me qëllim që të krijohet më shumë siguri për qytetarët tanë. Armët ilegale janë rrezik për shoqërinë tonë, janë rrezik për familjet tona, fëmijët tanë. Ato nuk krijojnë siguri, krijojnë më shumë pasiguri.  Gjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur jo pak raste kur armët ilegale janë përdorë në raste kriminale dhe shumë jetë janë humbur për shkak të përdorimit të armëve ilegale.

i Bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tanë që të qëndrojnë larg nga armët ilegale, ata që janë pasionantë të armëve, MPB dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka rregulluar kuadrin ligjor që të shkojnë dhe të aplikojnë për licencim.  Qytetarëve të tjerë,  sidomos të rinjve ju bëjmë thirrje të qëndrojnë larg armëve, një thënie e popullit tonë thotë se ‘arma aq sa ka tytën aq e ka edhe nafakën’.

Policia e Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash ka konfiskuar rreth 36 mijë e 36 armë. Policia e Kosovës që nga viti 2005 e deri më sot ka shkatërruar 15 mijë e 904 armë të shkurtra dhe të gjata. Dhe po ashtu me mijëra municione, 235 mijë copë municione janë shkatërruar përmes këtij procesi”, tha Hoxha.