Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave.
Sipas njoftimit nga Policia në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave.
Lidhur me këtë rast për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.