Policia e Kosovës pranon donacion 5 vetura e pajisje teknologjike nga Gjermania në vlerë 200 mijë euro - Gazeta Express
string(102) "policia-e-kosoves-pranon-donacion-5-vetura-e-pajisje-teknologjike-nga-gjermania-ne-vlere-200-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 18:52

Policia e Kosovës pranon donacion 5 vetura e pajisje teknologjike nga Gjermania në vlerë 200 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 18:52

Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim  përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane zëvendës ambasadorin z. Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë.

Policia njofton se “ky donacion synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror. Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike”, transmeton Express.

“Policia e Kosovës, vlerson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement