Policia e Kosovës njofton se ka gjetur armatim në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut - Gazeta Express
string(96) "policia-e-kosoves-njofton-se-ka-gjetur-armatim-ne-podrumin-e-nje-ndertese-ne-mitrovice-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:16

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur armatim në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:16

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka gjetur përsëri armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut.

“Më datën 27.09.2025, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë pranuar informacion se në një podrum të një ndërtese afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut mund të gjendeshin gjëra të kundërligjshme”, ka njoftuar Policia.

Menjëherë pas pranimit të informatës, Policia e Kosovës bën të ditur se njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar:

1 pushkë automatike

1 pushkë gjahu

50 fishekë

1 palë pranga

1 mbajtës pushke

1 maskë kundër helmeve me çantën e saj

1 këllëf arme

5 karikatorë të zbrazët

“Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës fton qytetarët që çdo informacion lidhur me armë ilegale, substanca narkotike apo veprimtari të tjera të kundërligjshme ta raportojnë menjëherë përmes numrit 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë është i domosdoshëm për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimet e kundërligjshme”, thekson njoftimi.