Policia e Kosovës në kërkim të këtij personi, është i dyshuar për shpërndarje narkotikësh - Gazeta Express
string(88) "policia-e-kosoves-ne-kerkim-te-ketij-personi-eshte-i-dyshuar-per-shperndarje-narkotikesh"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 14:19

Policia e Kosovës në kërkim të këtij personi, është i dyshuar për shpërndarje narkotikësh

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 14:19

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi të dyshuar për vepra penale të lidhura me narkotikë. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, autoritetet kanë publikuar të dhënat e personit që po kërkohet në lidhje me veprën penale të paraparë sipas nenit 267 të Kodit Penal, që përfshin blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, mund të kontaktojë autoritetet në mënyrë konfidenciale përmes kanaleve të mëposhtme:

  • Stacioni më i afërt policor
  • Numrat e kontaktit: 192 ose 038 550 999
  • Numri pa pagesë dhe anonim: 0800 19999
  • Aplikacioni “Lajmëro Policinë”
  • Email: [email protected]