Dyshime për mjet shpërthyes në veturë – Policia: Nuk u gjet asgjë - Gazeta Express
string(62) "dyshime-per-mjet-shperthyes-ne-veture-policia-nuk-u-gjet-asgje"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:57

Dyshime për mjet shpërthyes në veturë – Policia: Nuk u gjet asgjë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:57

Është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh është dyshuar për një mjet shpërthyes në një automjet.

Por, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti thotë se gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

“Pas përfundimit të  të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë  dyshimtë”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express