Policia e Kosovës konfiskon në Merdare mbi 100 mijë euro të padeklarura nga një shtetas serb - Gazeta Express
string(92) "policia-e-kosoves-konfiskon-ne-merdare-mbi-100-mije-euro-te-padeklarura-nga-nje-shtetas-serb"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:05

Policia e Kosovës konfiskon në Merdare mbi 100 mijë euro të padeklarura nga një shtetas serb

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:05

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdare kanë kapur mbrëmë mbi 100 mijë euro të padeklaruara, në një automjet me targa të Serbisë që po drejtohej po ashtu nga një shtetas serb.

I njëjti fillimisht kishte deklaruar se posedonte 18 mijë euro me vete, por pas kontrollit të detajuar, atij i janë gjetur plotë 119 mijë e 180 euro.

“Me datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara”, shton njoftimi.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha mjetet monetare të padeklaruara (119,180 euro) janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm./Express/