Policia e Kosovës i dërgon trëndafila për 8 Mars nënë Ferdonije Qerkezit - Gazeta Express
string(72) "policia-e-kosoves-i-dergon-trendafila-per-8-mars-nene-ferdonije-qerkezit"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2025 15:31

Policia e Kosovës i dërgon trëndafila për 8 Mars nënë Ferdonije Qerkezit

Lajme

Gazeta Express

08/03/2025 15:31

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me  rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin i ka dërguar lule për nënë Ferdonije Qerkezit.

Policia i ka dhuruar lule edhe mjekeve, nënave që ka takuar në rrugë.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë uron gratë për 8 Marsin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit. Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement