Njësia e Trafikut Rrugor të Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj);
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...