(I plotësuar) — Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar miku i tij Nasim Haradinaj.
Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.
Haradinaj ka thënë se Zharku është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.
“Zharku është arrestuar duke shkuar në Gjermani në një aheng familjar, arrestimi është bërë nga Policia e Kosovës në aeroportin e Prishtinës”, ka konfirmuar Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tregoi se Zharku është arrestuar për një lëndë të hapur e cila daton nga viti 2010.
“Është arrestuar për një vepër, lënda e të cilës është hapur në vitin 2010”, ka thënë Haradinaj.
Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.
Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.
Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...