Policia aksion në të gjithë Kosovën për mosrespektim të masave kundër koronavirusit - Gazeta Express
string(96) "policia-e-kosoves-aksion-ne-te-gjithe-kosoves-per-mosrespektim-te-masave-kunder-koronavirusit-ge"

Policia aksion në të gjithë Kosovën për mosrespektim të masave kundër koronavirusit

Gazeta Express

01/08/2020 22:15

Për shkak të mos zbatimit të masave masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria, inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion nëpër lokale të ndryshme në gjithë Kosovën.

Siç bëhet e ditur, të gjitha lokalet që nuk kanë respektuar këto masa, do t’iu vendoset shiriti mbyllës.

Lexo Edhe:

Aktualisht në Prishtinë janë mbyllur disa lokale për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të caktuara.

Mbylljen e lokaleve për mos respektim të masave antiCovid-19, e kishte paralajmëruar të shtunën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai iu ka bërë thirrje pjesëtarëve policorë që çdo operator ekonomik që ka përsëritur në vazhdimësi veprimet që nuk janë në përputhje me masat mbrojtëse, përveç gjobave, ato duhet edhe të mbyllen.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”, ka deklaruar Qalaj.

Po ashtu Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, si shkak i situatës aktuale me Covid-19.

Sipas tij, ditët e fundit sektori i gastronomisë nuk ka respektuar asnjë nga rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.