Policia e konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës, dërgohet në mbajtje 48 orë - Gazeta Express
string(73) "policia-e-konfirmon-arrestimin-e-akil-gjakoves-dergohet-ne-mbajtje-48-ore"

Policia e konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës, dërgohet në mbajtje 48 orë

Sporte tjera

Gazeta Express

17/04/2024 9:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Ylli kosovar ishte duke qëndruar jashtë vendit tash e sa ditë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është futur në territorin e Kosovës dhe është dorëzuar në polici me të hyrë në pikën kufitare në Merdarë.

Lexo Edhe:

Xhudisti pejan akuzohet për “dhunë në familje” dhe për këtë vepër penale pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan “Gazeta Express”.

“Pejë  13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. /Gazeta Express/