Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me lajmin e rëndë të ngacmimeve e marëdhënies seksuale që një 72 vjeçar nga Saranda, kishte kryer mbi një adoleshente.
17 vjeçarja e denoncoi rastin teksa para hetuesve tha se i moshuari ka abuzuar me të prej 4 vitesh, kur vajza ishte vetëm 13 vjeçe. I moshuari e pranoi ngjarjen duke thënë se vajza e kishte provokuar vetë.
Mbi ngjarjen në fjalë sot gjykata e Sarandës vendosi ta lërë në burg pa afat 72 vjeçarin Bajram Tusha.
Por te tjera detaje të reja ka përcjellë sot në emisionin ‘me zemër të hapur’ i dashuri i vajzës 17 vjeçare, i cili ishte dhe personi që pasi mësoi ngjarjen e shtyu adoleshenten që ta denonconte rastin.
I riu ka shpjeguar se prej pak kohësh e kishte marrë vajzën në shtëpinë e tij dhe më pas ka mësuar ngjarjen.Gentjani deklaroi se lidhur me këtë histori, pasi vajza i është shprehur për ngjarjen e rëndë ka kryer investigime, duke siguruar që ka prova video dhe audio. Ai tregoi se të implikuar në këtë ngjarje ka edhe nga uniformat blu.
Pyetja: Kur e ke njohur 17-vjeçaren?
Gentjan: E kam njohur një muaj e gjysmë më parë. Kemi filluar lidhjen. Kam shkuar tek prindërit. E pash vajzën shumë të vuajtur. Me lejen e prindërve e kam marrë në familjen time. Kam bashkëjetuar me të dhe aty kur filluam të njiheshim më mirë, por vura re diçka që nuk shkonte te vajza dhe fillova ta blija.
I premtova shumë mbështetje dhe aty ku filloi të krijonte besim dhe kur mu hap më tregoi për jetën e saj të errët. Nuk mund ta shpjegoj se si iu futa në thelb historisë. I sugjeroj të gjithëve të presin, mos nxitohen që të mos diskriminojnë një vajzë në këtë lloj historie.
Pyetja: Ka edhe prova video për këtë ngjarje?
Gentjan: Po, po por unë këto investigime i kam investiguar vetë sepse ka edhe të implikuar nga uniformat blu. Ndiqni videot në vijim. Ajo kur ndjeu ngrohtësi filloi të më hapej vetë.
Pyetja: Si vajti deri te uniformat blu për të bërë kallëzimin?
Gentjan: Nuk mund t’ju jap më shumë detaje.
Kujtojmë se familja e të miturës jetojne prej disa vitesh me qira në shtëpinë e të moshuarit në Sarandë. Kjo ka ndikuar që dy familjet të kishin një marrëdhënie të mirë, e pikërisht prej këtij raporti, duke qenë se 72-vjeçari ishte i ve dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17 vjeçaren në shtëpinë e të moshuarit që t‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...