Policia e arrestohen një zyrtar publik nën dyshimin për ryshfet, kapet në flagrancë - Gazeta Express
string(82) "policia-e-arrestohen-nje-zyrtar-publik-nen-dyshimin-per-ryshfet-kapet-ne-flagrance"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 21:43

Policia e arrestohen një zyrtar publik nën dyshimin për ryshfet, kapet në flagrancë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 21:43

Foto ilustrim

Një zyrtar publk është arretuar si i dyshuar për marrjen e rryshfetit.

Kështu ka njoftuar Polcia e Kosovës, të hënën përmes një postimi në Facebook.

Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrance.

“Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente, sot ka ndërmarrë veprime operative lidhur me një rast të dyshuar për marrje ryshfeti. Gjatë veprimeve hetimore është siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se një zyrtar publik ( i gjendjes civile) ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar. Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhe tnë njoftimin e Policisë. /Gazeta Express