"Sunny Hill", Policia tregon masat që ka marrë për datat 1, 2, 3 gusht që festivali të zhvillohet në "suazat normale të rendit e qetësisë" - Gazeta Express
string(123) "policia-do-te-kujdeset-per-mbarevajtjen-e-sunny-hill-jane-angazhuar-numer-i-konsiderueshem-i-policoreve-me-detyra-specifike"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 17:37

“Sunny Hill”, Policia tregon masat që ka marrë për datat 1, 2, 3 gusht që festivali të zhvillohet në “suazat normale të rendit e qetësisë”

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 17:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa në aspektin e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet më 1,2 dhe 3 gusht në Bërnicë të Prishtinës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale-Prishtinë, ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet nga data 01.08.2025 deri më 03.08.2025, në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.”

Policia thotë se ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të policëve.

“Marrë parasysh rrethanat që karakterizojnë festivalin, policia ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike në zonën ku do të mbahet festivali, shtuar këtu edhe zyrtarët e tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në gjithë rajonin e përgjegjësisë. E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë drejtim me vëmendje të shtuar do të monitoron rrjedhën e kësaj ngjarjeje duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës policore.”

Policia ka treguar se cka përfshijnë angazhimet policore:

– Parapërgatitjen dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative policore në terren, në mënyrë që festivali të zhvillohet në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike;

– Shtimin e masave preventive dhe operative-policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas festivalit;

– Sigurimin dhe menaxhimin e hapësirës ku do të zhvillohet festivali;

– Rregullimin dhe kontrollin e trafikut rrugor përreth zonës së festivalit, përfshirë ndalesa të përkohshme, bllokime ose riorientime të rrugëve, varësisht nga nevoja;

– Monitorimin e rendit publik për të parandaluar çdo sjellje asociale, të paligjshme apo të dëmshme për sigurinë kolektive;

– Identifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate ligjore me Prokurorinë e Shtetit ndaj të gjithë personave të cilët bien ndesh me ligjin;

– Praninë e shtuar të patrullave në zonat përreth, për të rritur ndjesinë e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët;

– Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore operative dhe hetimore, sipas ligjit dhe në varësi të situatës apo kërkesave që mund të paraqiten gjatë operacionit;

– Koordinimin me organizatorët dhe institucionet e tjera për të siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate të papritur.

Po ashtu do të ketë edhe bllokime të plota ose të pjesshme të rrugëve që cojnë deri te vendi ku do të mbahet festivali, por do të ketë ridrejtim të trafikut.

“Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik. Për shkak të kufizimeve hapësinore të ndërlidhura edhe me faktorë të sigurisë dhe cilësisë së qarkullimit rrugor, do të ketë ndalimqarkullimi për të gjitha mjetet motorike në perimetrin e afërt ku do të zhvillohet festivali. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e autorizuara/akredituara në shërbim të festivalit. Varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara. Masat e marra janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve. Ftojmë të gjithë që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.”