Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, është deklaruar për të shtënat mbrëmë në lagjen Mati 1
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje të gëzhojave.
“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash.”
Ai ka shtuar se nuk ka të lënduar dhe se dy vetura janë dëmtuar.
Borovci tha se policia po punon që të identifikojë të dyshuarit.
“Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”