Policia "blindon" Graçanicën për shkak të Vidovdanit - s'lejohet kalimi i veturave nëpër qendër - e pranishme edhe Njësia Speciale - Gazeta Express
string(123) "policia-blindon-gracanicen-per-shkak-te-vidovdanit-slejohet-kalimi-i-veturave-neper-qender-e-pranishme-edhe-njesia-speciale"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:57

Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:57

Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra serbë, të cilët shkuan për të marrë pjesë në liturgji me rastin e Vidovdanit.

Policia e Kosovës, e cila tha ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë këtij manifestimi, ka shtuar praninë e saj në Graçanicë.

Në hyrje të kësaj komune janë parë edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, rreth Manastirit të Graçanicës është devijuar rruga dhe s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër. Për këto lëvizje në trafik, policia ka paralajmëruar qysh dje.

“Po ashtu, me rastin e bllokimit të përkohshëm apo riorientimit të mundshëm të trafikut, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik”, u tha në komunikatën e policisë për këtë ngjarje.

Mediumi lokal në gjuhën serbe “Radio Kim”, që raportoi nga vendi i ngjarjes, tha se në terren janë të pranishme edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it që janë vendosur në disa automjete në disa vende në Graçanicë.

Po ashtu, policia sot ka ndaluar organizatori i një grupi pelegrinazhi nga Beograd, V.P.

Grupi që ai drejtonte mbante bluza të kuqe, blu dhe të bardha me mbishkrimin – “Serbia e Bashkuar” përpara manastirit.

V.P. u ndalua pasi u identifikua, në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Inspektoratit të Policisë, sipas Radio Kim.