Policia arreston të riun në Vlorë, e dashura e tij përplaset me efektivët - Gazeta Express
string(72) "policia-arreston-te-riun-ne-vlore-e-dashura-e-tij-perplaset-me-efektivet"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2022 21:30

Policia arreston të riun në Vlorë, e dashura e tij përplaset me efektivët

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2022 21:30

Momente tensioni në Lungomare të Vlorës. Prangosja e një të riu nga policia ka bërë që e dashura e djalit të përplaset me efektivët për ta mbrojtur atë.

Siç shihet në video e dashura e të riut në shenjë proteste ndaj arrestimit ka goditur policët. Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.

Lexo Edhe:

Videoja është filmuar nga kalimtarët ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja e arrestimit të të riut.

/Gazeta Express