Policia arreston jordanezin që plaçkiti dhe plagosi punëtorin e dyqanit në Prishtinë - Gazeta Express

Policia arreston jordanezin që plaçkiti dhe plagosi punëtorin e dyqanit në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2020 20:07

766 euro para kesh, 2 telefona, 2 pasaporta dhe një fishek i armës janë sekuestruar nga Policia.

Veturën nuk mund ta ndez më.

Kjo pasi që çelësat e saj tashmë i ka dikush tjetër.

Një hajn kishte shkuar natën në këtë pikë karburantit në kryeqytet dhe i armatosur kishe vjedhur cka kishte mundur.

Pos çelësave të veturës, personi rrëmbeu edhe 766 euro nga punëtoret si dhe telefonat e tyre.

Ndiqni nga 17:00.

I dyshuari që është në shtetas i Jordanicë kishte përdorur edhe armën nga e cila kishte plagosur punëtorin.

Ndërkohë vetë viktima, punëtor në këtë pikë derivatesh, nuk deshi të flasë para kamerës për këtë rast.

Megjithatë, T7 ka siguruar dëshminë që B.R ka dhënë në Policinë e Kosovës pasi këta të fundit e intervistuan.

Personi me prejardhje nga Jordania kishte harruar te marr edhe telefonin e punës, me të cilin punëtorët lajmëruan policinë.

Jo shumë kohë më vonë, këta të fundit arritën ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin në këtë vend në hyrje të Prishtinës.

Raste të tilla të grabitjeve nepër pika të derivateve, kanë ndodhur edhe më herët në vitin 2020.